De Jong te Chelsea? Klubi londinez bën ofertën joshëse për Barcelonën

Tabloidi britanik “Daily Mirror” zbulon një prapaskenë interesante të merkatos së Chelseat dhe Barcelonës.

Sipas informacioneve, klubi londinez beson që me dy lojtarë në tryezën e bisedimeve mund ta bindë Barcelonën t’i rrëmbejë objektin më të dëshiruar të merkatos së Manchester United, Frenkie De Jong.

Shkëmbimi është një opsion i mundshëm për holandezin që do të transferohej në “Stamford Bridge” në këmbim të dy mbrojtësve të krahut të Chelseat, Marcos Alonso dhe Cesar Azpiliqueta.

Emrat e dy spanjollëve i janë propozuar klubit katalanas për të realizuar transferimin e De Jong në Premier League me fanellën e bluve. Në tryezë nuk janë vetëm dy mbrojtësit e krahut pasi Chelsea duhet t’i paguajë edhe një shumë të madhe klubit katalanas.