Zyrtare/ Luis Suarez pozon me fanellën e Nacional, ekipi ku nisi karrierën
16 vjet më vonë Luis Suarez është kthyer në shtëpi, në Uruguaj dhe këtë herë jo për pushime apo për ekipin kombëtar, por për të qëndruar. Ai është rikthyer në ekipin ku nisi si futbollist profesionist në vitin 2005, National Montevideo.

Si lojtari ashtu edhe tifozët kanë qenë shumë të emocionuar për ribashkimin që pritet të rrisë cilësinë e skuadrës më të titulluar të vendit amerikano-latin. Ish-sulmuesi i Liverpool, Barcelonës dhe Atletico Madrid u shfaq i lumtur përpara mediave të pranishme në prezantimin e tij.

“El Pistolero” Suarez pozoi bashkë dhe familjen, i rrethuar nga tifozët, shumë të lumtur për rikthimin e bomberit në vendin ku nisi aventurën në futbollin profesionist.

Ata nuk do të duhet të presin shumë për të shijuar klasin e sulmuesit pasi Suarez do të luajë me numrin 9 në fanellë dhe do ta bëjë debutimin të martën në shtëpi në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Copa Sudamericana kundër Atletico Goianiense.
Lo que comenzó siendo un sueño, hoy es una realidad … ???? ????⚪️???? @LuisSuarez9 ????????#SuárezEnNacional#ElClubGigante
— Nacional (@Nacional) July 31, 2022
Presentado por @AntelDeTodos pic.twitter.com/1GCQTFebac