Laçi dhe Duro në rrugë të ndryshme, largohet edhe Malota

Tre ditë pas eleminimit nga Conference League, Laçi humbet trajnerin dhe një qëndërmbrojtës. Shpëtim Duro largohet nga drejtimi i skuadrës kurbinase.

Divorcin e paralajmëroi klubi dy ditë më parë me ndryshime të mëdha në organikë dhe tashmë bardhezinjtë do të vihen në kërkim të nje timonieri të ri. 

Me Duron është larguar nga kurbinasit edhe qëndërmbrojtësi Renato Malota. Laçi u eleminua në raundin e dytë të kupave europiane pas humbjes 4-1 në Elbasan me moldavët e Petrocub.