Superkupa e Anglisë vishet e kuqe, shkëlqen Liverpool, zhgënjen Guardiola (Video)

Superkupa e Anglisë vishet e kuqe, shkëlqen Liverpool, zhgënjen

Jurgen Klopp dhe Liverpool fitojnë Community Shields. Superkupa e Anglisë vishet me të kuqe për ndeshjen e parë të sezonit mes Manchester City dhe Liverpool.

Të kuqtë dominuan 3-1 skuadrën kampione duke i dhënë një leksion të vërtetë në stadiumin e Leicester. 

Trent Alexander Arnold, Salah me penallti dhe 100 milionëshi Darwin Nunez zhvlerësuan golin e përkohshëm të barazimit të Julian Alvarez.

Një trofe që i shërben moralit të Liverpool dhe i jep një shtysë të madhe për të zhvilluar një tjetër sezon pozitiv. Në krahun tjetër, Pep Guardiola zhgënjen ashtu si edhe blerja e verës, Erling Halaand. 

Superkupa e Anglisë vishet e kuqe, shkëlqen Liverpool, zhgënjen