Berat, ndezi zjarr në tokën e tij, dogji parcelën me pemë frutore

Një 62-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi  akuzohet për djegjen e një sipërfaqeje të konsiderueshme toke me pemë frutore dhe ullinj.

“Është arrestuar 62 vjeçari me inicialet S. Xh., banues në Uznovë, Berat, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë frutore dhe ullinj, në pronësi të shtetasve I. D. dhe Xh. H.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.