Bllokadat në veri të Kosovës, punonjësit serbë udhëzohen të dalin në barrikada (Video)

Punonjësit e arsimit dhe të shëndetësisë të sistemit serb në Kosovë, janë udhëzuar që të dalin në barrikada në veri, informon REL duke publikuar edhe një video ku tregohet situata mëngjesin e 1 gushtit në Rudarë dhe Zupç në veri të Kosovës, ku bllokimi i rrugëve po vazhdon.

Policia e Kosovës informoi sot se dy pikat kufitare Jarinje dhe Bernjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura për qarkullim, për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre dy pikë kalimeve kufitare, “të cilat janë bërë me mjete të rënda nga persona/grupe të organizuara kriminale” informon policia e Kosovës.

“Deri më tani janë raportuar katër raste ku qytetarët shqiptarë të cilët kanë qarkulluar në atë pjesë janë ndaluar dhe keqtrajtuar, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre, nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve” konfirmon policia.