Tabela “Mirë se erdhe në Asosacionin e komunave serbe” çfarë u pa sot në mëngjes në Veri të Kosovës
Nga Ora News Përditësimi i fundit 1 Gusht 2022, 07:49
Katër komuna në veri të Kosovës me shumicë serbe janë zgjuar mëngjesin e sotëm me mesazhet “Mirë se erdhe në Asosacionin e Komunave Serbe” (ZSO).
Në tabelat dhe posterat në gjithë Mitrovicën e Kosovës, Leposaviqin, Zubina Potok dhe Zveçanin dallohen sloganet "Kjo është ZSO", me simbole dhe mesazhe në gjuhën angleze që flasin për këtë organizatë.
Ato mesazhe janë shfaqur në shëtitoren kryesore në Mitrovicën e Veriut, në tabelat e vendosura në hyrje-daljet e katër komunave.
Ndërkohë në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak – vazhdojnë ende të jenë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.

