Kosova zbaton reciprocitetin në të gjitha pikat kufitare, serbët s'heqin barrikadat. 4 raste të keqtrajtimit të shqiptarëve

Policia e Kosovës konfirmoi sot “vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje të qytetarëve që posedojnë dokument personal identifikimi të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të cilët paraqiten për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës, ka filluar të zbatohet në nivel vendi”

Ndërkohë dy pikat kufitare Jarinje dhe Bernjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura për qarkullim, për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre dy pikë kalimeve kufitare, “të cilat janë bërë me mjete të rënda nga persona/grupe të organizuara kriminale” informon policia e Kosovës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Deri më tani janë raportuar katër raste ku qytetarët shqiptarë të cilët kanë qarkulluar në atë pjesë janë ndaluar dhe keqtrajtuar, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre, nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve” konfirmon policia.

Ndërkohë punonjësit serbë udhëzohen të dalin në barrikada. 

Çfarë po ndodh?

Prej 31 korrikut serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për target dhe dhe dokumentet serbe.

Ndërkohë Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.

Nga ana e saj Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.