Kosova lëshon dokumentet hyrje-dalje të serbëve. Vendimet për reciprocitet mbeten në fuqi deri në heqjen e barrikadave

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, deklaroi se dokumentet e hyrje/dalje për qytetarët e Serbisë do të vijojnë të zbatohen derisa "të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave”.

Në Merdare, disa minuta pas mesnatës, u lëshua dokumenti i parë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës për hyrje/dalje për një qytetar të Serbisë.

Ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022”, ka shkruar Sveçla.

Barrikadat janë vënë më 31 korrik nga serbët lokalë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për targat e makinave që lëshojnë autoritetet e Serbisë me akronimet e qyteteve të Kosovës dhe dokumentet për hyrje/dalje për qytetarët serbë kur të hyjnë në njërën nga pikat kufitare në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se shtyn zbatimin e reciprocitetit deri më 1 shtator me kusht që të hiqen barrikadat.

Postimi ne facebook

FILLON ZBATIMI I VENDIMIT TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR PAJISJE ME DOKUMENTIN PËR HYRJE-DALJE NË PIKAT KUFITARE

Tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura përshkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe.

Të gjithë personat që posedojnë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, do të pajisen me dokumentin hyrje-dalje e cila ka afat vlefshmërie 90 ditë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022.

Edhe kryeministri Kurti shkruajti në twitter, se zotohen si qeveri, që të shtyjnë zbatimin e reciprocitetit për 30 ditë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes.