Tensionet në Veri, Turqia ofrohet si negociatore për të zbutur tensionet Kosovë - Serbi

Tensionet në Veri, Turqia ofrohet si negociatore për të zbutur

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka bërë të ditur se ka folur me homologët  nga Kosova dhe Serbia, pas tensioneve në veri të Kosovës.

”Fola me homologët e mi serbë dhe kosovarë në lidhje me tensionet e fundit. Paqja dhe stabiliteti në Ballkan kanë qenë gjithmonë një prioritet për Turqinë. Tensionet e reja nuk do të ndihmojnë askënd. Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të zbutur tensionet”, ka shkruar Cavusoglu në Twitter.