Goran Rakiç kryetari i Listës Serbe në Rudarë, ku u vune barrikadat (VIDEO)

Ministri për komunitete dhe kthim në Qeverinë Kurti, Goran Rakiç, është parë në orët e vona në Rudarë, aty ku sonte u vënë barrikada që bllokuan rrugën.

Rakiç, kryetar i Listës Serbe, shihej duke u ruajtur nga banorët serbë atje.

Kjo derisa aty shiheshin edhe pjesëtarë të KFOR-it. Video u publikua nga Klan Kosova.