Grenell bën propagandën e Serbisë: Kurti fashist që bën lëvizje të njëanshme me targat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2022, 22:27
Ish-i dërguari i Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell ka reaguar sot lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Ai duket se është rreshtuar me politikën e Beogradit duke e quajtur si fashist Kurtin me politikat e majta dhe lëvizjen e targave serbe në Kosovë.
Grenell: Edhe një herë, kryeministri fashist i Kosovës, radikal i ekstremit të majtë dhe me përvojë, Albin Kurti, në mënyrë të njëanshme bën një lëvizje për të refuzuar targat dhe ID-të serbe në Kosovë. budallaqe. Të pamatur dhe e panevojshme. Pse nuk po i thotë Jake Sullivan dhe Blinken të ndalojë rrugët e tij fashiste?
