Forca të shtuara të Njësisë speciale tek ura e lumit Ibër, ndalohet qarkullimi i automjeteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2022, 19:54
Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë te Ura e Ibrit, ndërsa shumë makinave po u ndalohet qarkullimi deri 100 metra larg.
Ndërkohë në afërsi të Urës janë parë dhjetëra qytetarë.
Momentalisht sirenat janë ndezur në veri të Mitrovicës, ndërsa është raportuar për bllokimin e rrugës në Rudare të Zveçanit dhe në Zubin Potok.
Në afërsi të Urës së Ibrit shihen Njësite speciale e po ashtu forca të KFOR-it dhe karabinierë italianë.
Bllokimi ka ardhur pak orë para se të hyjnë masat e reciprocitetit të vendosura nga Qeveria e Serbisë sa i përket letërnjoftimeve.
Qytetarët që futen në Kosovë me letërnjoftime të Serbisë nga 1 gushti do të pajisjen me një dokument për qarkullim në hyrje dhe dalje të Kosovës.

