Incident i rëndë në plazh, qeni sulmon 6-vjeçarin, e kafshon në kokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2022, 16:25
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në plazhin e Limniona Dirfyon Messapia në Evia të Greqisë.
Sipas informacioneve, pak pas orës 11:00 të mëngjesit, një qen Rottweiler ka shpëtuar nga mbikëqyrja e pronarit të tij në plazh dhe ka sulmuar duke kafshuar një djalë 6-vjeçar që ndodhej me familjen pranë vendit të ngjarjes.
Një autoambulancë e ka transportuar në spital 6-vjeçarin, i cili ka pësuar lëndime në kokë dhe në brinjë.
Pak më vonë u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve të Athinës.

