Nga Nikla në Pukë për të kultivuar kanabis, arrestohet babai, djali dhe nipi

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në flagrancë në një parcelë ku kishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike në Pukë.

Me banim në Nikël të Krujës, babai, djali dhe nipi shkonin në Qafën e Malit, Pukë për të kultivuar bimët në një zonë të pyllëzuar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Laku” në pranga ra L. S., 45 vjeç, djali dhe nipi i tij, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç.

"Nga veprimet e kryera në kuadër të operacionit të koduar “Laku”, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale," njofton policia.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe u dogjën qindra bimë kanabis.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga Nikla në Pukë për të kultivuar kanabis, arrestohet