Dyshime se ka qenë i arrestuar në Itali, KQZ kërkesë prokurorisë për të hetuar kryebashkiakun e Divjakës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar sot Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e thelluar të të shkuarës së Kryetarit të Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi.

Kërkesa është shoqëruar edhe më dokumentacionin e nevojshëm.

Kryetari i Bashkisë Divjakë dyshohet se ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore gjatë periudhës ku ka qëndruar në Itali.

Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm.

Më herët ishte një grup deputetësh të PD, që bazuar në një deklaratë publike të ish-kryetarit të PS në Divjakë, i kërkuan Prokurorit të Përgjithshëm të hetonte kryebashkiakun e Divjakës.

Dyshime se ka qenë i arrestuar në Itali, KQZ kërkesë

Dyshime se ka qenë i arrestuar në Itali, KQZ kërkesë