Dosja e Metës/ Qafoku: Nga punonjësit e administratës deri te presidenti duhet të kenë certifikatë pastërtie
Gazetari Roland Qafoku, ka komentuar dosjen e Autoritetit të Dosjeve, ku sipas tyre Ilir Meta, ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.
Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj, Qafoku thotë se nëse Meta rezulton i tillë, duhet të largohet nga politika, ndërsa nga ana tjetër thotë se kjo çështje nuk duhet të kaloj kollaj pasi është serioze.
Roland Qafoku: Besoj se kjo çështje është shumë komplekse. E kishim harruar këtë debat. Sigurisht që kjo është politike, dhe kundërshtarët politikë janë gati të hanë njëri-tjetrin.
Nëse rezulton Ilir Meta duhet të ikë nga politika dhe e dyta kjo nuk mund të kalojë kollaj, ka përgjegjësi morale dhe ligjore.
Njerëzit që kanë bërë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi. Më e rëndë se sa zbulimi i agjentëve të sigurimit të shtetit është shpifja për dikë që ka qenë në agjentët e sigurisë së shtetit.
Qafoku shprehet se është kundër ligjit që të kërkohet informacion te Autoritetit i Dosjeve vetëm për një person.
Roland Qafoku: Çfarë është kjo që në vitin 2022 të bëhet një ligj për një person. Si mund të bëhet për një person.
Më tej ai ngre dyshime se përse kjo çështje po diskutohet në një kohë të tillë, ndërsa shton se kundërshtarët politikë e kanë frikë Ilir Metën.
Roland Qafoku: Mua më habit se si del kjo në vitin 2022, pastaj nëse ka përgjegjësi tjera. Ilir Meta është ujk në politikë dhe kundërshtarët e kanë frikë, por nuk është kjo çështja. Në këtë formë mua më zhgënjen pjesa teknike, kalohet si diçka rutinë.
Më tej ai shtoi se 1 në katër shqiptarë, kanë qenë në një formë a në një tjetër kanë qenë të lidhur me agjentët e sigurimit të shtetit.
Roland Qafoku: 1 në katër shqiptarë, kanë qenë në një formë a në një tjetër kanë qenë të lidhur me agjentët e sigurimit të shtetit. Janë 120 mijë dosje, dhe janë të kategorizuar në kategori të ndryshme.
Sipas tij zgjidhja e vetme e kësaj situate është se nga punonjësit e administratës deri te presidenca duhet të kenë një certifikatë pastërtie në mënyrë që të futen në punë.
Roland Qafoku: Një punonjës administratës deri te niveli i lartë duhet të kenë një certifikatë pastërtie. Kjo gjë duhet të ndodh edhe në media. Këtë duhet ta kishim bërë me kohë.
Kemi dhe një elementë tjetër, që quhen “Agjentë të fjetur” është një set njerëzish që nuk u vunë kurrë në veprim. Në vitet 70-80 u rekrutuan një pjesë e të rinjve, që në rst se rrëzohej sistemi komunist ata do të vepronin. Ata do vepronin në sistemin kapitalist, për t’i shërbyer sistemit komunist, për ta rrëzuar dhe për ta kthyer sërish. Kjo është për të qeshur, por atëerë ishte diçka serioze.
Përgatiti Anila Kolgjini.
