Sëmuret prokurorja/Shtyhet gjyqi i anëtares së KPK, avokati: Mungesa e akuzës e qëllimtë
Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, u paraqit të premten në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku pritej që SPAK të paraqiste konkluzionet përfundimtare për akuzat e ngritura ndaj saj për fshehje pasurie dhe falsifikim dokumentash.
Mungesa e prokurorit të çështjes bëri që seanca të shtyhej për në datën 12 shtator.
Përfaqësuesja e akuzës përkoi shtyrje për shkak të gjendjes shëndetësore. Kjo shtyrje u cilësua e qëllimtë nga avokati mbrojtës i zyrtares së vettingut, i cili pati të njëjtin qëndrim edhe për marrjen e saj të pandehur.
"Në seancën e kaluar prokurorja e çështjes kërkoi dhe për ne ishte një kërkesë e qëllimshme që pretendimet e saj të shpreheshin në muajin shtator, ndërkohë që pretendimet e saj përfundimtare mund të jepeshin që atë seancë. Sot prokurori i çështjes ka sjellë një kërkesë që kërkon shtyrjen e seancës gjyqësore ndërkohë që ra dakord në seancën e kaluar që seanca do të zhvillohej me datë 29".
Pak ditë më parë u zhvillua seanca paraprake ku GJKKO pranoi kërkesën e Çiftes për gjykim të shkurtuar dhe seanca e radhës ishte caktuar pikërisht këtë të premte, ku do të mbahej seanca e konkluzioneve përfundimtare.
SPAK kërkon gjykimin e saj për dy akuza, ndërsa Çiftja kërkon pushimin e çështjes për mungesë të veprës penale.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për akuzat e deklarimit të rremë dhe falsifikim në formën e përdorimit.
Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionin e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.