Bashkia e Lushnjes në burg, Fatos Tushe dënohet me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre
Fatos Tushe dhe 18 vartësit e tij në bashkine e Lushnjes mbeten në burg. Gjykata e Posaçme vendosi mbrëmjen e së premtes dënimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës referuar aferës së tenderave të kësaj bashkie. Tushe do të qëndrojë në qeli 2 vite e 4 muaj pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ndërsa SPAK kërkoi 5 vjet heqje lirie. Ai u shpall i pafajshëm sa i përket shkeljes se barazisë në tendera por nuk i shpëtoi dot shpërdorimit të detyrës.
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe dhe 18 të dyshuarit e tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Gjykata vendosi që Fatos Tushe të shpallet i pafajshëm për shkelje në barazi në tendera, ndërsa u gjet fajtor për shpërdorim detyre, vepër penale për të cilën u dënua me 3.6 vite burg për shpërdorim detyre.
Tushe përfiton nga gjykimi i shkuruar dhe për pasojë do të vuajë 2 vite e 4 muaj burgim dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.
SPAK kishte kërkuar 5 vite burg për Tushen. Zëvendëskryetari i Bashkisë, Gentian Nushi, është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, por edhe do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar dhe për rrjedhojë ai do të vuajë vetëm 1.8 burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.
Veç tij, gjykata e vendosi burg edhe për zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lushnjes.
Konkretisht gjykata vendosi që Flamur Peqini të vuajë 3 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar ai do të vuajë 2 vite burg.
Po ashtu Peqini do të jetë dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.
Po ashtu Leonard Sefa dënohet me 2 vite e 3 muaj burg, ndërsa do të vuajë vetëm 1.6 burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.
Blerat Turku është dënuar 1 vit e 4 muaj burg dhe 5 vite jashte funksioneve publike.
Bardhi Mehilli dënohet me 1.6 burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.
Ilva Billo dënohet me 1.6 burg, por do të vuajë vetëm 1 vit burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.
Gazmend Çela dënohet me 2.6 burg, por do të vuajë 1.8 muaj burg dhe 5 vite jashte funksioneve publike.
Margarita Gjermeni dënohet me 2 vite burg, por do të vuajë 1.4 burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.
Xhemal Hasku dënohet me 2 vite burg, nga të cilat do të vuajë vetëm 1.4 vite burg dhe 5 vite jashtë funksione publike.

