Sula i revoltuar: Do i dal në ëndërr Edi Ramës, do ia nxij jetën për sjelljet që bën ndaj shqiptarëve
Deputeti i PD Dashnor Sula, u ka bërë thirrje dhe deputetëve të mazhoranës që të reagojnë dhe të bëhen pjesë e nismave për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Sula tha se është e turpshme që Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e financave, Delina Ibrahimaj, nuk kanë dhënë asnjë ndihmë për qytetarët shqiptarë në një kohë kur çmimet janë rritur.
Dashnor Sula: Muaji shtator do të jetë muaji, i fillimit të sesionit të ri të kësaj legjislaturës dhe unë do ftoja zotërinj dhe zonja të mazhorancës që të reagojnë dhe të bëhen pjesë e nismave që do të ndihmojnë qytetarët shqiptarë. Është e turpshme që Rama, ministrja e financave, ka dhënë shumë pak për shtresën në nevojë që pas luftës në Ukrainë.
Kjo ka ardhur si pasojë e papërgjegjshmërisë dhe korrupsion i pastër për të pasuruar qeveritarët. Është tallje e arrogancë. Këto zotrinjt përfshirë dhe Kryeministrin se kanë fare mendjen te ne.
Sula i revoltuar ndaj qeverisë u shpreh: Këto nuk njohin limit, pangoshmëri për pushtet, për të vjedhur, dhe çdo ditë po ndodhin skandale të reja. Nga shtatori e mbrapa, unë jam i gatshëm të bashkohem me këdo forcë opozitare për të mundur që të shkundet kjo qeveri.
Dashnor Sula: Po ashtu ai ka kritikuar dhe disa deputetë të opozitës pasi nuk kanë marrë aksione për të denoncuar problemet që shqetësojnë vendin.
A është e falshme për një deputet apo një deputeteje të opozitës të mos marrë asnjë lloj aksioni opozitar, të denoncojë ndaj problematikave të mëdha.
Unë personalisht do të i dalë në ëndërr Edi Ramës, për t’i denoncuar përditë. Do ja nxijë jetën për sjelljet që po bën ndaj qytetarëve shqiptarë.
Sula i ka ftuar të gjithë deputetët të bëjnë të pamundurën që të luftojnë për interesat e shqiptarëve.
Dashnor Sula: Do i ftoja në muajin shtator, deputetët e mazhorancës dhe opozitës, të bëjnë të pamundurën që të luftojnë, në emër të parimit dhe qytetarëve shqiptarë dhe jo për interesat e familjes tonë. Jam i pashantazhueshëm, nga aktorët politikë.
Përgatiti Anila Kolgjini
