Vendimi i qeverisë/ Kush mbjellë 1 ha grurë merr 30 mijë lekë të reja. Shtohet buxheti me 200 mln për peshkatarët

Ministrja e Bujqësisës, Frida Krifca ka bërë me dije se çdo fermer do të marrë 30 mijë lekë të rej mbështetja nëse do të mbjellë 1 hektarë grurë.

Në fjalën e saj ajo tha se është vendosur që përfitojnë edhe me naftën, ku sipas saj për të ndihmuar fermerët do të depozitohet fondi prej 500 milion lekësh.

 “Bujqësia ka miratuar një vendim të rëndësishëm. Që ka të bëjë me rritjen e masës së skemës kombëtare të financimi. 1.2 miliardë lekë i shtohen buxhetit të skemës kombëtare, duke e çuar buxhetin në 4.9 mld lekë, më i madhi i vënë në dispozicion. Ka qenë një vit pothuajse i vështirë në përballimin e kostove, fermerët tanë kanë rezistuar. Kemi pasur një sezon të mbarë të prodhimit të grurit, hambarët janë mbushur lot. Kemi menduar të fusim një masë të posaçme, fermerët që prodhojnë mbi 1 hektar grurë, do marrin mbështetje 30 mijë lekë të reja për hektar.”- tha ajo.

Dhe tek nafta kemi çuar një buxhet prej 500 mln lekë të reja të cilat do të shtojnë nivelin e përfitueshmërisë së fermerëve. Nëse sot në skemën kombëtare kemi 30 mijë fermerë  përfitues, ne duam që brenda fundit të vitit 2022 ta shtojmë këtë shifër.

Krifca bëri me dije se do shtohet buxheti me 200 milionë lekë për peshkatarët, të cilët do rimbursohen me 40 mijë lekë për litër të naftës.

“Kemi bërë një analizë të thellë me sektorin e peshkimit. Kemi vendosur të shtojmë buxhetin me 200 milionë lekë për peshkatarët, duke i rimbursuar 40 mijë lekë për litër”, tha Krifca.