Dosja e Metës, Sula: E turpshme! Aktorët politikë po i përdorin për interesa personale. Spiunët në shërbim të tyre

Deputeti i PD Dashnor Sula, shpreh keqardhjen për situatën e krijuar në lidhje me Autoritetin e Dojseve, ku së fundmi kanë bërë me dije se ish-presidenti Ilir Meta, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Sula tha se aktorët politik po i përdorin këto dosje për interesat personale.

Dashnor Sula: Shpreh keqardhjen për situatën e krijuar. Aktorët politikë, kanë pasur interesa që t’I përdorin këto dosje, për interesa personale apo të forcave politike, për të shantazhuar njëri-tjetërin. Kjo është e turpshme.

Sipas tij spiunët janë kthyer në shërbim të personave të caktuar ndërsa ka bërë me dije se javën tjetët, deputetët e PD do të dorëzojnë dokumentet e nismës për dekomunostizimin.

Dashnor Sula:  Spiunët janë kthyer në shërbim të personave të caktuar, të kësaj qeverie apo Kryeministrit të cilët i shërbejnë verbërisht dhe mënyrat  tyre.

Kemi nisur një lëvizje për dekomunostizimin dhe brenda ditës së hënë dhe të martës së javës tjetër, do dorëzojmë një nismë në Kuvend. Uroj që mazhoranca dhe një pjesë e opozitës të mos e bllokojnë këtë nismë të deputetëve,  sepse kam bindjen se do të jetë e vështirë, pasi kanë interesa.

Përgatiti Anila Kolgjini.