Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Kroaci

Një shqiptar 21 vjeçar, punëtor ndërtimi, ka humbur jetën në kompleksin industrial të ish-uzinës së Dalit në Daruvar, raportojnë mediat kroate.

I riu mësohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga një lartësi prej rreth 20 metrash, njofton policia kroate.

Aksidenti është raportuar në polici pak para orës 07:30, tha Maja Barbir Grubiq , zëdhënëse e Policisë së Bjelovar-Bilogora , duke shtuar se rrethanat do të mëoshen pas hetimeve që janë në vazhdim.

Përveç policisë, në terren janë edhe inspektori i sigurisë në punë dhe avokati i shtetit.