Ambasada amerikane uron 45 magjistratët e rinj: Jini të pavarur dhe paanshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2022, 18:46
Ambasada amerikane ka uruar 45 magjistratët e rinj të cilët ju bashkuan gjykatave dhe prokurorive këtë javë.
Në një postim në facebook, Ambasada thotë se qytetarët shqiptarë presin që ju të jeni gjyqtarët dhe prokurorët me nivelin më të lartë të integritetit dhe profesionalizmit, duke treguar kurajon për të qenë të pavarur dhe të paanshëm në çdo hap të rrugës tuaj.
"Ne mbështesim Këshillat dhe Shkollën e Magjistraturës në punën e tyre për plotësimin në kohë të vendeve vakante, në mënyrë që drejtësia të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur" shprehet Ambasada.
"Reforma në drejtësi po përparon dhe zbatimi i suksesshëm i saj mbetet kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE" përfundon deklarata.

