Sulmi kibernetik, Drejtoresha e AKSHI-t: 98% e shërbimeve online janë tashmë funksionale, s’pati humbje të dhënash
Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj, ka dalë në një deklaratë për mediat, lidhur me sulmin kibernetik ndaj sistemeve qeveritare.
Karcanaj, bëri me dije se ishin dy lloj sulmesh por fatmirësisht sipas saj falë reagimit të shpejt nuk pati humbje të dhënash.
Më tej ajo bëri me dije se 98% të shërbimeve online janë tashmë funksionale.
Linda Karcanaj: Jam sot këtu për të ju thënë se pas 14 ditësh pune të pandërprerë, ekipi i AKSH-it I partnerëve tanë u bë e mundur që administrate publike, t’i rikthehet normalitetit dhe proceseve të punës hap pas hapi.
Ky sulm nuk kishte ndodhur asnjë herë në histori. Kishte dy lloj sulmesh. Sulmi i parë ishte për të larguar nga objektivi i sulmit që ishte fshirja e sistemeve kritike qeveritare, falë reagimit të shpejtë nuk pati humbje të dhënash. Është kryer izolimi i menjëhershëm i tyre. Mund të them që mbi 98% të shërbimeve online janë tashmë funksionale.
