SPAK kërkon dënimin me 5 vite burg të ish kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe

Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkon dënimin me 5 vite burg të ish kryetarin e bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe dhe 4 vite burg për ish nënkryetarin e bashkisë, Genti Nushi.

Duke pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, sipas të cilit i ulet 1/3 e dënimit SPAK kërkon që në përfundim Tushe të kryejë 3.4 vite burg ndërsa për Nushin kërkon të dënohet 2 vjet 8 muaj.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme u lexuan konkluzionet e prokurorisë së Posaçme ndërkohë që më 13 qershor do të lexohen konkluzionet përfundimtare të avokatëve mbrojtës. 

SPAK kërkon të shpallen fajtorë për shpërdorim detyre dhe dhe shkelje, pabarazi ne tendera, dhe falsifikim dokumentesh.

SPAK kërkoi edhe përjashtimin për 5 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike e Fatos Tushes, ndërsa për ish-nënkryetarin e bashkisë Gentjan Nushi kërkoi përjashtimin e tij me 3 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike.

Fatos Tushe u arrestua më 6 korrik të 2021-shit së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë së Lushnjes dhe dy biznesmenë, të cilët akuzohen se abuzuan me tenderin 24 milionë lekë për kanalin vaditës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj, duke favorizuar që të fitonte firmën EuroAlb shpk që kishte sjellë ofertën më të lartë. Punimet, fitimet dhe punën, kjo firmë i ndau me një kompani tjetër të biznesmenit Ibrahim Lami, mik me Tushen dhe me lidhje familjare me biznesmenin që fitoi tenderin, Bujar Muratin.

Prokuroria e Posaçme e vë në akuzë ish-kryebashkiakun për 3 tendera fiktiv, në të cilat fituesit ishin paracaktuar para se të shpallej procesi dhe kishin lidhje shoqërore me Fatos Tushen dhe stafin e bashkisë. Në dosjen e SPAK, ish kryebashkiaku akuzohet edhe për shpërdorimin e karburantit të shtetit duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll.

Ish-kryebashkiakut dhe 19 të pandehurve nga grupi i është pranuar gjykimi i shkurtuar. Kështu çështja është veçuar vetëm për biznesmenin Bujar Murati dhe Natasha Myrtajn. Fatos Tushe u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

Ndërkohë për të pandehurit e tjerë SPAK kërkoi këto dënime:

Leonard Sefa  2 vjet 6 muaj/ Me gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit kërkon të dënohet  1 vit 8 muaj

Gentian Nushi 4 vjet / Me gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit kërkon të dënohet 2 vjet 8 muaj

Flamur Peqini 5 vjet /Me gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit kërkon të dënohet 3 vjet e 4 muaj

Bardhi Mëhilli 2 vjet 6 muaj / Me gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit kërkon të dënohet 1 vit 8 muaj

Bleta Turku 2 vjet 6 muaj/ Me gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit kërkon të dënohet  1 vit 8 muaj (Pezullohet ekzekutimi i denimit, 3 vjet 6 muaj shërbim prove)

Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/Me gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit kërkon të dënohet  1 vit 8 muaj

Ilva Billo 2 vjet 6 muaj/ Me gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit kërkon të dënohet 1 vit 8 muaj

Gazmend Çela  2 vjet 6 muaj/ Me gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit kërkon të dënohet 1 vit 8 muaj

Margarita Gjermeni. 2 vjet 6 muaj / Me gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit kërkon të dënohet 1 vit 8 muaj.

SPAK kërkon dënimin me 5 vite burg të ish kryebashkiakut të
Fatos Tushe