"Vendos putrat pas shpine!" Momenti gazmor kur qeni roje i bandës së drogës dorëzohet së bashku me trafikantët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2022, 18:26
Ky është momenti gazmor kur qeni roje i një bande droge në Brazil u shtri në tokë përkrah kriminelëve gjatë një operacioni të policisë vendase.
Videoja e filmuar është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale. Policët e narkotikëve arrestuan tre burra në një depo droge në Hortolandia, shteti i Sao Paulos dhe pamjet e bastisjes i tregojnë ata të shtrirë me fytyrë poshtë në dysheme dhe me duart e lidhura me pranga pas shpine.
Ish-deputeti boshnjak dënohet me tre vite burg për korrupsion
29 Korrik, 18:09
Edhe qeni vendosi “të dorëzohej” gjithashtu duke u shtrirë në tokë pranë tre të dyshuarve.
Oficerët sekuestruan 1,1 ton marijuanë.
Sipas Policisë së Narkotikëve, droga ishte dërguar në këtë depo nga Campo Grande, shteti Mato Grosso do Sul, por lëvizjet ishin monitoruar dhe grupi u godit kur mbërriti dërgesa.


