"300 euro në bursë, 300 euro në xhep" Berisha denoncon mekanizmin e vjedhjes me energjinë të Ramës e Ballukut

Kryetari i PD-së denoncon atë që e quan skandal të vjedhjes me energjinë të shqiptarëve të qeverisë Rama.

Sali Berisha para gazetarëve denoncoi atë që e quan “mekanizëm mostruoz të vjedhjes” ndërkohë që Rama kërcënon shqiptarët me rritjen e çmimit të energjisë.

Sali Berisha: “Edi Rama Belinda Balluku dhe ekipi I tyre kanë bërë 60 blerje të energjisë elektrike, të gjitha afat shkurtra, gjer dhe 24 orëshe, 2 ditore dhe mund të gjindet ndonjë 5 ditore. Blerje duke ndarë paratë me të tjerët se një shtet nuk mund të bëjë kurrë blejre të tilla. Nëse do të blesh energji si shtet duhet të bësh blerje të energjisë së paku 3 mujore.

Me këto 60 tendera të realizuara me një platformë të paçertifikuar, të fshehtë, nuk lejohet t’i ndiqni. Ndërkohë që më përpara KESH hapte zarfet në sy të publikut sot tani platforma është e paçertifikuar. Janë blerë me këtë platformë 300 mln euro, nda dhe vjedhë me qeveritarët. Çmimi që thotë Edi Rama 600 euro në bursë është 300 euro në bursë dhe 300 euro në xhep të qeveritarëve. Ekipi i vjedhjes me energjinë ka shitur me 40 euro në një kohë kur në bursë shitej me 130 euro. Ka blerë me 250 euro kur në bursë shitej me 84 euro. Po bëhet një vjedhje e paimagjinueshme” 

Gjithashtu Berisha demaskon dhe teorinë që përdor Rama “Gjermaninë”

60% e energjisë në Gjermani prodhohet nga gazi e nafta por asnjë kilovat orë në Shqipëri nuk prodhohet nga gazi e nafta. Kostoja e prodhimit të energjisë është shumë më e lartë se ajo në Shqipëri. Nuk ka vend në botë që tu shesë energjinë qytetarëve të tij me një çmim 90 herë mbi koston dhe bizneseve mbi 20 herë mbi koston. Kostoja është 0.9 lekë e prodhimit të energjisë dhe e shet me 95 tek konsumatori dhe 200 tek biznesi. Kjo është çmenduri. Nuk ka asnjë lidhje. Kriza energjetike që kërcënon Rama ka në themel vjedhjen përmes tregtimit të energjisë. Edhe tani po i zbrazin digat”

Berisha e paralajmëron se nëse rrit çmimin e energjisë për konsumatorin do të përballet me revoltë.

"Të përgatitemi me të gjitha mundësitë ndaj këtij njeriu që është i aftë të bëjë gjithçka vetëm të pasurojë veten, familjarët dhe rrethin e tij të nomenklaturës së partisë. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë ose PD, Fronti për shpëtimin e Shqipërisë do të organizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ndonjë vend"