Ambasadorja s’e ftoi në ceremoninë e 100 vjetorit, Berisha: Yuri Kim më bëri nder

Në ceremoninë e organizuar dje nga ambasada e SHBA-së për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri – SHBA nuk ishte i pranishëm Sali Berisha.

Po si u ndje kryetari i PD-së.

"Zonja Kim duke mos më ftuar më nderoi. Me qëndrimet e saj ambasadorja Kim bashkë me Edi Ramën dhe mafian e George Sorosit ka dëmtuar më shumë se kushdo tjetër perceptimin dhe imazhin e shkëlqyer që kanë pasur shqiptarët për SHBA. Nderova ngjarjen mes mirditorëve, shqiptarët më tradicionalë të të gjitha trojave. Shpreh urimet më të mira të 100 vjetorit SHBA- Shqipëri për të cilat PD e Sali Berisha ka kontributet më të pakrahasueshme. Në këtë kontekst figura si Edi Rama dhe Taulant Balla turpërojnë Shqipërinë" tha Berisha sot ne konference per median.