"5000€ për person", i riu nga Tirana kapet në Pogradec me 6 emigrantë të paligjshëm në makinë
Një i ri është arrestuar ditën e sotme në Pogradec pasi në makinën e tij policia gjeti 6 emigrantë të paligjshëm.
Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. H., 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
"Shërbimet e Policisë e kanë kapur në flagrancë shtetasin S. H., në qytetin e Pogradecit, duke transportuar me automjetin tip "Benz", në drejtim të Tiranës, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 5000 euro për secilin, u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit, rezultoi se shtetasi S. H. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi," njoftoi policia.
Po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.