Denoncimi/ Bashkia e Tiranës "po na grabit" pronën
Aleksandër Doçi pronar i një trualli në rrugën "Stavri Themeli" protestoi kundër vendimit të bashkisë së Tiranës e cila ka dhënë leje ndërtimi në tokën e tij pa e njoftuar. Ai kërkoi ndihmën e ambasadave të huaja pasi tha se policia e prokuroria nuk kanë vepruar pas denoncimeve të tij për zënien e truallit prej 2500 metra katror pavarësisht kundërshtimeve të pronarëve.
"Ju lutem na ndihmoni se po na grabisin!" Kjo është protesta Aleksandër Doçit kundër bashkisë së Tiranës dhe firmës private të cilat thotë se po i marrin pronën e tij të ligjshme, një sipërfaqe toke prej 2500 metrash.
"E kam me vendime gjykate e me të gjitha e po ma grabisin. Firma "Aksion Albania" thotë ai.
Bashkia Tiranë ka dhënë leje ndërtimi në tokën e këtij qytetari ndërsa ai si nuk është pyetur dhe nuk ka firmosur edhe pse në bazë të dokumentacioneve rezulton pronar.
Për këtë cënim të pronës private, ai përgjegjës bën qeverinë dhe kryebashkiakun Veliaj
"Erion Veliaj, Edi Rama, dhe Taulant Balla janë organizatorët kryesorë të rrëmbimit të pronës së tij"
Aleksandër Doci thekson se moszbatimi i ligjeve dhe marrja e pronës janë arsyet e largimit të shqiptarëve jashtë vendit.
Sipas tij, ajo çka po bën firma e ndërtimit me nisjen e punimeve është kriminale
Doçi apeloi dhe qytetarët të mos bënjë kontrata pasi cdo blerje apartamenti aty është e pavlefshme.
"Të gjithë blerësit që duan të bëjnë blerje në këtë pallat që do ndërtohet këtu të mos e bëjnë se nuk është e ligjshme" thotë Doçi.
Më herët familja Doçi i ka dorëzuar disa herë bashkisë kërkesa për informacion por kjo e fundit në kthim përgjigje e ka njoftuar se nuk ka asnjë aplikim për projekt ndërtimi apo zhvillimi mbi pronën e tyre.
