"Do përballesh me revoltë që s'e ka parë vendi...Berisha paralajmëron Ramën. Jam në bashkërendim me Metën

Kryetari i PD-së denoncoi atë që e quan skandal të vjedhjes me energjinë të shqiptarëve të qeverisë Rama.

Berisha paralajmëroi Ramën se nëse rrit çmimin e energjisë për konsumatorin do të përballet me revoltë të Frontit opozitar, pjesë e së cilës do të jetë dhe Partia  Lirisë e Ilir Metës 

Sali Berisha:"Të përgatitemi me të gjitha mundësitë ndaj këtij njeriu që është i aftë të bëjë gjithçka vetëm të pasurojë veten, familjarët dhe rrethin e tij të nomenklaturës së partisë. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë ose PD, Fronti për shpëtimin e Shqipërisë do të organizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ndonjë vend"

Kur do e shohim Metën të ngjisë shkallët e PD-së për një takim?

Sali Berisha: Me zotin Meta jemi në komunikim të vazhdueshëm. Edhe kur zoti Meta ishte president, kryetarja e partisë ishte në protestë me frontin e shpëtimit të Shqipërisë.  Takimet janë të mundshme në çdo kohë dhe janë të sigurta. Do të ketë një bashkërendim të fuqishëm në aktivitetin opozitar me Partinë e Lirisë.