"3 mijë aplikime në dy orë", hapet portali U-albania. Maturantët 6 ditë kohë për të aplikuar

Të premten nisën aplikimet për në Universitete. Interesi duket se ka qenë i lartë pasi në më pak se dy orë nga hapja e portalit U-Albania rreth 3 mijë maturantë aplikuan për të ndjekur studimet e larta.

Aplikimet për në universitete nisën me interes të shtuar nga maturantët.

Të premten, kur ende nuk kishin kaluar dy orë nga hapja e portalit U-Albania aplikuan për të ndjekur studimet e larta rreth 3 mijë maturantë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në fazën e parë pritet të konkurrojnë të paktën 22 mijë të rinj.

"Portali është hapur nga ora 10:00 dhe brenda pak më shumë se një orë kemi rreth 2900 aplikime që do të thotë është një ecuri shumë shumë e mirë. Jan 40 universitete me rreth 600 programe studimi për maturantët shqiptarë," tha Arjan Xhelaj, Drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar.

Në universitet aplikojnë ata që mesataren e kanë mbi 6.5 ndërsa të tjerët mund të zgjedhin degët e arsimit profesional.

"Duhet të jenë të sigurt për degën që aplikojnë sepse në momentin që ata e konfirmojnë nuk ka më kthim pas. Të dhënat hyjnë në database dhe u dërgohen universiteteve. Kështu që duhet të tregohen të kujdesshëm që të konfirmojnë aplikimin e tyre vetëm në momentin që janë të sigurt," tha ai.

Arjan Xhelaj, drejtues i Rrjetit Akademik Shqiptar thotë se këtë vit mund të konkurrojnë në kushte të barabarta më të rinjtë shqiptarë edhe maturantët nga Kosova.

"Ka maturantë nga Kosova që nuk hyjnë me kuotat e vecanta. Ata mund të aplikojnë lirisht në portalin U-Albania nëse kanë kryer procesin administrativ nëpërmjet ANJZ. Të dhënat mund ti kenë në sistem dhe kështu mund të aplikojnë. Preferencat mbeten të njëjta, nuk kanë ndryshuar.

Mbeten gjtihmonë 10 preferenca për cdo raund aplikimi. Gjhithashtu ka dhe një risi tjetër për degët që hynin në kategorinë e mësuesisë në ciklin master është ulur niveli i hyrjes në bachelor që është me mesataren 6.5," tha ai.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ministrja e Arsimit Evis Kushi kujtoi se studentët ekselentë dhe ata që do të zgjedhin programet e studimit që janë cilësuar prioritet kombëtar do të përjashtohen nga tarifa dhe përfitojnë bursë me vlerë sa paga minimale.

"3 mijë aplikime në dy orë", hapet portali U-albania.