"Na mbyti arbitrazhi", fatura për avokatët në vitin 2021 shkoi në 283 milionë euro
283 milionë lekë është fatura që shteti shqiptar ka paguar për gjyqet e arbitrazhit. Të dhënat jepen nga Ministria e Financave, por ku nuk janë përfshirë çështjet e mëdha si Beccheti apo dhe prisha e kontratës për rrugën Tiranë-Elbasan.
Vendimet gjyqësore të arbitrazhit por edhe ato brenda vendit ndaj institucioneve shtetërore shihen si një risk i shtuar nga Ministria e Financave .
Në raportin mbi zbatimin e buxhetit vjetor dhe situatën makroekonomike 2021, bëhet e ditur se vetëm në këto 12 muaj për shkak të humbjes së çështjeve në gjykatat ndërkombëtare janë paguar jo pak, por 283.85 milionë lekë.
Ministria në fakt i bazon të dhënat në raportin e avokatit të shtetit ku thuhet se 84.9 milionë lekë janë paguar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për avokatët që kanë bërë mbrojtjen e Shqipërisë dhe procesin e anulimit të një vendimi të arbitrazhit ndërkombëtar.
Në vend të parë për dëmin që ka shkaktuar nga prisha e kontratave është Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe mbetjeve të ngurta që ka paguar plot 83.2 milionë lekë, faturë kjo që është dhënë për zyrën juridike që ka mbrojtur çështjen në gjykatën ndërkombëtare.
Në vend të dytë renditet me 78.1 milionë lekë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, kjo e fundit për pagesën e shërbimeve juridike lidhur me procesin e anulimit të një vendimi të arbitrazhit ndërkombëtar.
Ministria e Bujqësisë është detyruar të paguajë 28.9 milionë lekë për pagesën e kostove administrative të Gjykatës lidhur me një vendim të arbitrazhit ndërkombëtar.
Dhe në vend të fundit me 8.75 milionë lekë është Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shlyer për pagesën e shërbimeve juridike për përfaqësimin në procedurat e anulimit të një vendimi të arbitrazhit ndërkombëtar
Por situata duket se do të jetë e vështirë edhe përgjatë vitit 2022 pasi ende nuk është e qartë se si do të veprohet me rastin Beccheti. Biznesmeni italian ka deklaruar se e ka fituar gjyqin me Shqipërinë ndërsa është bllokuar llogaria e shtetit shqiptar në Eurocontrol.
Nga ana tjetër ish pronari i Agon Chanel u dënua edhe nga gjykata shqiptare. Gjithashtu një tjetër faturë është edhe ajo për autostradën Tiranë-Elbasan.
