U xhiruan e filmat njohur shqiptar, “Ora Verore” viziton Lukovën
Ora Verore, ka vizituar këtë të enjte fshatin Lukovë në Vlorë.
Në Lukovë, e cila njihet për natyrën magjepsëse dhe plazhin e pastër, janë xhiruar dhe filmat e njohur shqiptarë.
Një nga banorët e zonës thotë se Lukova lulëzimin e saj në viti 1800, ndërsa shton se ish-konsulli francez aso-kohe e krahasoi fshatin me kopshtet e Edenit.
Ilia Gjika: Lukova si të gjithë fshatrat e zonës, është një fshat i vjetër. Të datuar e kemi të 1230 që na sjellë ndërmend shenjtorin e fshatit, ku në shkrimet e tij ka pjesë me historinë e fshatit. Lukovë do të thotë ‘Vendi i Gjelbëruar’ nga Sllavishtja. Fshatin lulëzim e tij, do ta ketë pasur në vitin 1800.
Në kalanë e Tepelenës ka ardhur nga ish-konsulli francez në kalanë e Ali Pashë Tepelenës që shkruan dhe e krahason me kopshtet e Edenit. Udhëtimet e tij ka bërë në zonën e Rivierës.
Më tej ai thotë se nga 2700 banorë që ka pasur dikur tashmë në Lukovë janë vetëm 300 banorë pasi shumica kanë emigruar.
Ilia Gjika: Pas viteve 1990 të gjithë banorët kanë emigruar, në SHBA dhe në vendet e tjera. Ndërkohë feja mbizotëruese në fshat është kristiano-ortodokse
Në dimër mbeten pak, nuk ngelen 300 banorë nga 2700 që ka pasur përpara. Një pjesë e banorëve merren me ullinj. Feja është kristiano-ortodokse por ka shumë myslimanë.
Kisha të ngritura në Lukovë janë katër ndërsa sipas informacioneve para viteve ’90 janë xhiruar shumë frekuenca filmash.
Njëri prej filmave është “Kapedani” por dhe shumë këngëtar kanë bërë klipe në fshat.
