Një thesar në plehra, punëtorët copëzojnë 1 milionë euro të fshehura në mbeturina
Një pasuri e vërtetë e fshehur në mbeturina.
Punonjësit e një kompanie mbeturinash në Romano d'Ezzelino, në zonën e Vicenzës, nuk u kanë besuar syve kur në një makinë të vjetër fotokopjesh ishin fshehur kartëmonedha me vlerë rreth një milion euro.
Por paratë janë copëtuar aksidentalisht. Punëtorët u dëshpëruan kur panë copëzat e kartëmonedhave 500 dhe 200 euro, të dallueshme nga ngjyrat mes mbetjeve plastike.
“Sipas kontratës ne ishim tani pronarë të materialit. Pak orë pas rikuperimit, na thirri Bashkia në të cilën ndodhet ekoqendra ku morëm fotokopjuesin. Herën e parë na pyetën nëse i kishim hequr fotokopjet, herën e dytë na thanë për një të moshuar që ishte në panik sepse pretendonte se brenda njërës nga makineritë kishte lënë një testament të rëndësishëm." – tha një nga punonjësit.
