Korçë, po transportonin 8 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, vihen në pranga 2 persona

Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi u kapën duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Arrestimi i tyre u bë i mundur falë operacionit policor të koduar "Perimetri 185".

U kapën dhe u arrestuan në flagrancë  22-vjeçari me inicialet G. K., , banues në Durrës dhe 22 vjeçari S. K.,  banuese në Roskovec, Fier.  

“Dy 22-vjeçarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me mjetin tip "Range Rover", 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së”, njofton policia.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.