Mat, kultivonte kanabis e kapin në mes të pyllit
Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se kultivonte kanabis.
Është vënë në prangat e policisë Altin Lepuri.
Arrestimi i tij u bë i mundur falë operacionit policor antikanabis, të koduar "Zalli i Bazit".
Gjithashtu është shpallur në kërkim vëllai i tij, Artan Lepuri 36 vjeç.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Baz, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies”, njofton policia.
Altin Lepuri ishte në kërkim për një tjetër rast kultivimi të bimëve narkotike, në vitin 2019. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim për kultivimin e bimëve narkotike në vitin 2019, nga të cilat i kanë mbetur pa vuajtur dhe 1 vit e 1 muaj burgim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.
