Dosja e Metës, deputeti Vasili i kërkon SPAK të hetojë Autoritetin e Dosjeve
Deputeti Petrit Vasili kërkon hetim dhe ndëshkim ndaj Autoritetit të Dosjeve duke e akuzuar se dhunoi ligjin dhe shpërdoroi detyrën me regji të qeverisë.
Ky reagim vjen pasi autoritet përmes një shkrese njoftoi Kuvendin se ish presidenti Ilir Meta, figuronte në dokumentet e ish sigurimit të shtetit.
Meta sapo përfundoi mandatin e tij si president, rimorri drejtimin e Lëvizjes socialiste për Integrim pasi asaj iu ndryshua më parë emri, në Partia e Lirisë shkriu strukturat e vjetra drejtuese dhe emëroi struktura të reja
“Shantazhues, vegël politike qorre e Edi Ramës, shkelës e shpërdorues i ligjit dhe detyrës, kjo eshte fytyra e Autoritetit te Dosjeve. Autoriteti i Dosjeve që de facto është kthyer në një zyrë shtesë e qeverise dhe aspak në një institucion i pavarur, u vu haptas ne shërbim të një skenari politik mafioz për të shantazhuar ish Presidentin Meta”
"Asnjë dallim s'ka ky Autoritet Dosjesh nga Sigurimi i shtetit, që dikur shantazhonte dhe kërcënonte me çdo formë dhe mjet shqiptarët në funksion të diktaturës së urryer komuniste dhe të shkatërrimit të jetës së mijëra e mijëra shqiptarëve.
Kur ky Autoritet arrin të guxojë të shantazhojë ish Presidentin e Republikës mendoni se ç'ndodh me qytetarë të thjeshtë," shkruan Vasili në një postim në facebook.
Deputeti i kërkon SPAK të nisë hetimet e gjera e shumë të thelluara të asaj që e quan “skenar politik mafioz i zbatuar nga Autoriteti”