Aksident në Tiranë, i riu me motor përplas gruan këmbësore te Instituti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2022, 22:18
Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme, 26 korrik, në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në Institut, ku shtetasi V. D., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij ka aksidentuar shtetasen M. Gj., 50 vjeçe.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja M. Gj, dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
