E rëndë në Maliq, 10-vjeçari goditet nga kali, në gjendje kritike në spital

Një fëmijë 10 vjeç është dëmtuar nga një kalë mbrëmjen e sotme në Maliq, teksa ka qenë i shoqëruar nga familjarët e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvezdë, Maliq dhe i mituri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.

“Më datë 26.07.2022, rreth orës 21:00, në Spitalin e Korçës është shoqëruar nga familjarët e tij, një i mitur 10-vjeçar, nga fshati Zvezdë, Maliq, i cili është dëmtuar aksidentalisht në trup, si pasojë e goditjes nga një kafshë pune (kalë). Aktualisht i mituri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.