Godet Nard Ndoka, e pyet Ramën nëse e ka ftuar edhe Bashën të këndojë himnin në koncertin e 28 korrikut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2022, 17:15
Kreu i demokristianëve në Shqipëri, Nard Ndoka ka bërë një koment në Facebook-un e kryeministri Edi Rama.
Ndërsa ai ka qenë duke promovuar koncertin e 28 korrikut në shesh që do të mbajë mazhoranca, Ndoka i shkruan nëse e ka ftuar edhe Bashën të këndojë në këtë koncert.
Kryeministri Edi Rama lajmëroi më herë se që socialistët kanë organizuar në 28 Korrik në Tiranë, do të jenë të pranishëm shumë këngëtarë të njohur.
Rama pohoi se koncerti do të mbahet për dy ngjarje speciale, e para ajo e 100 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe e dyta çelja e negociatave të anëtarësimit për në BE.
