Meta “lidh” besën: Të gjithë shqiptarët bashkë për të shpallur non grata kleptokracinë e Rilindjen mavi e blu

Nga Konventa Kombëtare e LSI-së, ish-kryetari i kësaj partie, Ilir Meta u shpreh se secili shqiptar duhet të jetë përgjegjës për veten dhe fëmijët e vet.

Ai tha se të gjithë duhet të bashkohen si atdhetarë dhe shqiptarët të ndershëm për ta shpallur non grata kleptokracinë dhe rilindjen.

Meta: Në emër të gjithë shqiptarëve patriotë, në gjithë eksperiencën time, e kam të vështirë që t’i them popullit të Shqipërisë që të më besojë, por besojini vetes tuaj. Bëhuni më të përgjegjshëm të gjithë për veten tuaj dhe fëmijët tuaj. Të bëhemi edhe për dinjitetin e vendit tonë.

Ky vend nuk ka vetëm njerëz me stomak, por ka edhe shqiptar të ndershëm dhe patriotë që i dalin zot këtij vendi. Prandaj, askush nuk po ju kërkon ju të bëni atë që bën ata burra, por ama mos shisni votën dhe të mos tradhtoni më Ilir Metën, Kushtetutën. Dhe mos kujtoni ju se Dvorani është jurist i keq, por ai nuk ka gram gjak shqiptari dhe është një mercenar. Më thonë pse po i hyj kësaj lufte dhe çfarë do të fitoj. Tregtarët futen vetëm për të fituar, por atdhetarët futen në betejë për të cilat i kërkon vendi dhe historia. Ka beteja që lufta duhet bërë deri në fund dhe për të cilët edhe të vdesësh.

Sot me besa besë me të gjithë shqiptarët e ndershëm e popullin e 2 marsit të shpallim non grata kleptokracinë. Të shpallim non grata ”rilindjen mavi” dhe atë pjesë të rilindjes blu të pazareve të 17 majit.