Meta: Situata në vend është kritike, qytetarët nuk mund t’i besojmë më kësaj klase politike
Nga Konventa Kombëtare e LSI-së, ish-kryetari i kësaj partie, Ilir Meta u shpreh se situata është jashtëzakonisht kritike në vendin tonë.
Ai tha se ka nevojë për një ndërhyrje të jashtëzakonshme nga ana e qytetarëve sepse nuk mund t’i lihet përgjegjësia klasës politike.
Meta: Situata është jashtëzakonisht kritike, situata kërkon një ndërhyrje urgjente të gjithë qytetarëve të cilët duhet të marrin përgjegjësi sepse nuk mund t’ia besojnë më përgjegjësitë e tyre kësaj klase politike. Në këto 5 vite kam qenë në një lartësi që kam parë çdo gjë dhe fitova një këndvështrim që më mungonte më parë.
Kam parë një rrezik të jashtëzakonshëm për sovranitetin e këtij vendi dhe pavarësinë e Kosovës të fituar me kaq mund. Kam parë një plan të përllogaritur për të ekzekutuar pluralizmin në vend dhe për të pasur një fasadë demokracie.

