Pas lënies së Presidencës Meta rikthehet fuqishëm në LSI, merr pjesë në Konventën Kombëtare
Duket se pas lënies së postit të presidentit, Ilir Meta është rikthyer fuqishëm në LSI, partie cila sot po mban konventën kombëtare në Pallatin e Kongreseve.
Meta është duke marrë në këtë konventë si një anëtar tashmë i kësaj partie qysh nga dita e sotme, edhe pse ai ka qenë themelues i saj.
I pari që foli në këtë Pallatin e Kongreseve ishte sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i cili tha LSI ka qenë një zë aktiv për problemet ekonomike të qytetarëve dhe të biznesit.
Ai shtoi se Konventa Kombëtare që mbahet sot, ngjan për nga momenti kritik, me mbledhjen e parë të themelimit të saj, në vitin 2004.
Të nderuar delegatë të Konventës Kombëtare, të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të LSI kudo që ndodheni.
Rend i ditës i partisë:
1. Zgjedhja e Kryesisë së Konventës.
2. Paraqitja e propozimeve për ndryshime në statut.
3. Diskutime
4. Shqyrtim dhe miratim i propozimeve të delegatëve drejtuar Konventës.
5. Mbyllje e Konventës.


