Me brohorima dhe me entuziazëm, momenti kur Ilir Meta merr fjalën në Konventën Kombëtare të LSI
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2022, 19:52
Ish-Presidenti Ilir Meta pas lënies së mandatit si President i është bashkuar LSI ku dhe ka marrë pjesë në Konventën Kombëtare që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
Me dy gishtat lart dhe nën brohorimat e simpatizantëve të LSI-së, Meta është ngjitur në podium për të marrë fjalën.
Sapo është ngjitur Metës i kanë dhuruar lule dy goca të vogla, ndërkohë salla është ngritur në këmbë.
“Me ty Ilir Meta’ dëgjohen brohorimat nga salla.
