Meta shpreh ambicien: Pas 25 vitesh dua të kthehem për mandatin e dytë të presidentit!

Nga Konventa Kombëtare e LSI-së, ish-kryetari i kësaj partie, Ilir Meta u shpreh se ai ka pasur 3 postet më të larta të shtetit në vendin tonë.

Ai tha se më mirë është ndjerë si president dhe se ka ndërmend që të kthehet për një mandat të dytë pas 25 vitesh.

Meta: Dje, siç kisha bërë premtimin publik dorëzove sipas afatit kushtetues detyrën më të lartë në këtë shtet. Përfundova mandatin e parë si president dhe në këtë mënyrë pata eksperiencën e të provuarit të tre pozicioneve më të larta në këtë shtet; kryeministër, kryetar parlamenti dhe presidenti.

Dikush më pyeti më mirë se ku jam ndjerë më mirë dhe iu përgjigja se në detyrën e presidentit. Mezi pre s që të rikthehem, pas 25 vitesh për të përmbushur mandatin e dytë sipas kushtetutës. Deri atëherë do të na duhet të gjithëve që të bëjmë shumë punë që Shqipëria të jetë vend normal me qeverisje normale.