Berisha: Rama shkarkoi Ahmetajn për t’i shpëtuar aferës të incineratorëve
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi nga Fieri se kryeministri Edi Rama shkarkoi Arben Ahmetajn për t’i shpëtuar aferës korruptive të incineratorëve.
Në fjalën e tij lideri historik i PD, u shpreh incineratorët nuk ekzistojnë ndërkohë që janë vjedhur miliona euro.
Sipas tij Rama vjedh në çdo projekt, ndërsa përmendi ndërtimin e rrugës nga tuneli i Krrabës në Farkë, për 30 mln euro ndërsa zgjerimi i Unazës për 22 mln euro.
Sali Berisha: 420 mln euro, pyesni për inceneratorin e Fierit. 32 mln euro, që nuk ekziston. 189 mln euro ai i Tiranës, nuk ekziston. Ndërtohet By Pass-i i Fierit me 2.3 mln euro sepse e ndërtojnë bankat europiane, ndërtohet një rrugë nga tuneli i Krrabës në Farkë, 30 mln euro rruga.
Ndërtohet në Tiranë zgjerimi i Unazës 22 mln euro. Vjedhje pas vjedhje, ato janë paratë e qytetarëve.”-tha Berisha.
