Video/ Tifozi i Romës shtang Mourinho-n, bën propozimin e martesës përpara trajnerit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2022, 16:19
Në stadiumin "Municipal di Albufeira" të Portugalisë nuk zhvillohen vetëm seanca stërvitore të Romës por edhe propozime martesash. Paraditen e së premtes në përfundim të seancës, dy tifozë portugezë arritën të hynin në stadium dhe të bënin një foto me Mourinho-n.
Surpriza erdhi pak sekonda më vonë kur tifozi pa dijeninë e trajnerit, propozoi për martesë të fejuarën, duke kapur në befasi edhe "Special one". Trajneri dhe stafi duartrokitën menjëherë pas "po"-së së gruas.
Një moment që ata do ta kujtojnë gjatë pasi nuk ndodh çdo ditë që të bësh një propozim martese përpara një prej trajnerëve më të suksesshëm të futbollit botëror.
