I dënuar me 20 vite burg për vrasje, arrestohet në Sarandë i kërkuari Hair Breshanaj
Hair Breshanaj, i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, është arrestuar ditën e sotme në Sarandë.
62-vjeçari është dënuar me 20 vite burg pasi në vitin 1998, në lagjen "Uji i Ftohtë", Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me thikë shtetasin N. N.
Ai përballet me akuzën “Vrasje me dashje”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së informacionit se një shtetas i shumëkërkuar fshihej në fshatin Vrinë, Sarandë, organizuan punën dhe pas disa ditësh mbajtjeje nën kontroll, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja" dhe strukturat e DVP Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar "Vrina".”- njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
